Transmetuar më 16-07-2017, 17:55

Katër persona në Mat tentojnë të vjedhin një transformator të një kabine elektrike.

Policia ka finalizuar me sukses gjatë ditës së sotme operacionin e koduar "Nata e Fundit", ku në pranga kanë rënë të 4 personat, konkretisht në fshatin Bashkim.

Që të 4 personat e arrestuar janë autorë të dyshuar edhe të vjedhjes së një transformatori tjetër (i vjedhur me datë 16.06.2017).

Në pranga kanë rënë personat që vijojnë si më poshtë:

Ylli Haklaj, 47 vjeç, banues në Kamëz-Tiranë (i dënuar më parë)

Adriatik Haklaj, 50 vjeç, banues në Kamëz Tiranë (i dënuar më parë)

Blerim Tabaku, 40 vjeç, banues në Ndroq-Tiranë (i dënuar më parë)

Armand Murati, 31 vjeç, banues në Kashar-Tiranë.

Gjatë kqyerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

-një automjet "Volksëagen", me targa TR 7632 L

-një kapuç (maskë ngjyrë e zezë)

-një palë doreza

-gërshërë metalike

-shkop druri (rreth të cilit mbështillet tel në formë të çrregullt).

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij grupi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale "Vjedhje" e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim./a.k/noa.al/