Transmetuar më 16-07-2017, 17:07

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Fier.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:05, në autostradën Levan- Tepelenë, në fshatin Cakran, Th.Sh., 54 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” me targë ZKY 1790, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme nëna e tij, A.Sh, 88-vjeçe dhe ka pësuar dëmtime djali i tij i mitur 8 vjeç, i cili u dërgua me ambulancë në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje./a.k/noa.al/