Transmetuar më 16-07-2017, 16:10

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku ka debutuar me gol me skuadrën e re të Legia Varshavës.

Ai shënoi golin e parë në kampionatin e polak, pavarësisht se u aktivizua në pjesën e dytë të takimit.

Skuadra e tij po humbiste 3-0 kur Sadiku shënoi golin e nderit në minutën e 80’ të takimit përballë Gornik.

Legia në këtë takim nuk luante me lojtarët kryesore për shkak të ndeshjes së radhës në Ligën e Kampioneve.

Një nisje e mbarë kjo për sulmuesin goleador./a.k/noa.al/