Transmetuar më 16-07-2017, 15:15

Një burrë në Ersekë ka humbur jetën në mënyrë tragjike, teksa punonte me autokombajnë.

Gjithçka ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Selenicë.

B.N., 66 vjeç, banues në Selenicë, duke punuar me autokombajnë, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se autokombajna ka zënë në një kabull elektrik, ku për pasojë është përcjellë korrenti.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al