Transmetuar më 16-07-2017, 14:58
Publicitet

Është një kërcënim gjatë gjithë vitit, por në verë makthi bëhet edhe më i madh: celulari që bie në ujë, fiket dhe nuk ndizet.

Në rast se e gjeni veten në një situatë të tillë këtë verë, është mirë që të fiksoni disa rregulla të vogla, në mënyrë që të limitoni sa më shumë dëmet.

Kush ka smartphone të tipit të fundit si Samsung S8 ose iPhone 7, mund të jetë i qetë, pasi janë pajisje rezistente ndaj ujit që mund të futen nën ujë dhe të rezistojnë për gjysmë ore. Sigurisht që nëse celulari në fjalë duhet të bjerë në një pishinë olimpike ose në det të hapur, situata mund të komplikohet shumë.

Për modelet që nuk janë të projektuar për të mbijetuar ndaj zhytjeve, evitoni të shtypni butonat ose të tensionoheni më shumë se është e nevojshme.

Mund ta fikni menjëherë dhe ta thani me një copë pambuku. Vetëm në atë moment, duhet të hapni telefonin dhe të nxirrni baterinë, duke i pirë ujin edhe në pjesët elektronike.

Ajo që nuk duhet të bëni kategorikisht është që të shmangni kategorikisht përdorimin e tharëses, pasi mund të thelloni më tej dëmet, shkruan noa.al.

Futeni celularin në një zarf hermetik si ai për konservimin e ushqimit plot me oriz ose me bustina xheli silici që gjenden në këpucë ose çanta dhe lërini për 24 orë.

Vetëm pas asaj, mund të provoni ta ndizni dhe në pjesën më të madhe funksionon. /a.y/noa.al

Loading...