Transmetuar më 16-07-2017, 14:30

Kishte hyrë për t’u larë në det, kur befas pranë tij kaloi një gomone, e cila e përplasi.

Ngjarja ka ndodhur këtë të premte, ku nën akuzë është vënë N.T., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Ai dyshohet se në plazhin e Potamit, Himarë, në brendësi të detit, nga pakujdesia, ka plagosur me gomone 19-vjeçarin J.J., banues në Himarë.

I aksidentuari, aktualisht ndodhet në spital me lëndime të shumta trupore, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë ndaj 26-vjeçarit kanë nisur hetimet, si dhe materialet i’u referuan Prokurorisë së Vlorës për vlerësim. /a.y/noa.al