Transmetuar më 16-07-2017, 14:10

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njihet nga të gjithë si Lali Eri. Por sot në shtëpinë e tij ka festë, bashkëshortja Ajola Xoxa feston ditëlindjen.

Një urim të veçantë i ka bërë Veliaj asaj, teksa ka publikuar një fotografi të tyre në Facebook.

Madje ai shfrytëzon epitetin “Lali” për t’a uruar, ndërkohë që të shoqen e quan “shefe”.

“Të ka Lali shpirt, të ka Lali xhan! Gëzuar ditëlindjen shefe!”, shkruan kryebashkiaku.

Çifti u martua dy vite më parë, por deri më tani nuk janë bërë me fëmijë, ndonëse së fundmi “Lali Eri”, ka deklaruar dëshirën për t’u bërë baba. /a.y/noa.al