Transmetuar më 16-07-2017, 12:59

Këngëtarja dhe moderatorja Orinda Huta, po i afrohet ditës së madhe, asaj kur do të lidhë kurorë me të fejuarin e saj Turjan Hyska.

Çifti do të martohet më 27 korrik, ndërsa tashmë që koha po mbledh, emocionet duket se janë shtuar.

Pak ditë më parë, Orinda organizoi festën e beqarisë buzë detit, me mikeshat e saj më të ngushta.

Pro ditën e sotme ajo ka publikuar një fotografi në Instagram nga kjo festë, ku shihet me vello nuseje në kokë.

“Faleminderit, e bekuar! Festa më e bukur ndonjëherë! Nuk do kisha kërkuar tjetër… Magjike, festa e beqarisë. Ju dua”, shkruan Orinda duke ju referuar mikeshave të saj. /a.y/noa.al