Transmetuar më 16-07-2017, 12:27
Publicitet

Qyteti i Elbasanit është i njohur për nivelin e madh të ndotjes, për shkak të pranisë së Metalurgjikut.

Por si të mos mjaftonte ndotja e shkaktuar prej tij, djegia e plehrave në mes të qytetit, e bën edhe më të rëndë situatën.

Qytetarët sjellin pamje dhe denoncojnë pranë redaksisë së Noa.al, atë që ndodhi mëngjesin e sotëm, në lagjen “5 Maji” në mes të Elbasanit, ku u dogj material toksik, duke shkaktuar në jo pak raste probleme me frymëmarrjen e qytetarëve.

Ata hedhin akuza mbi Bashkinë se nuk kishte bërë pastrimin e mbetjeve, por se vetëm ndërhyrja e zjarrfikësve çoi në shuarjen e flakëve por jo në zhdukjen e tymit.

“Sikur të mos mjaftonte Metalurgjiku, sot në mëngjes po digjeshin plehrat dhe bashkë me to material interniti, jashtëzakonisht toksik. Bashkia nuk kishte bërë pastrimin dhe sot në mëngjes erdhi zjarrëfikësja për ta shuar. U helmua gjithë lagja se rrinë me dritare hapur nga vapa. Akoma ky material lëshon tym dhe nuk po vjen asnjë nga bashkia”, thotë një qytetarë për redaksinë. /a.y/noa.al

Loading...