Transmetuar më 16-07-2017, 11:00

Aktori i humorit Julian Deda është përfshirë nga nostalgjia e periudhës së fëmijërisë.

Bashkë me të shoqen dhe dy fëmijët, ai ka shkuar tek prindërit në Shkodër, për disa ditë pushimesh.

Ai ka publikuar një fotografi nga ballkoni i shtëpisë, ku tregon momente nga fëmijëria.

“Ballkoni i fëmijërisë. Sa fishkëllima me shokët, që lajmëronin nga poshtë për fillimin e lojës. Sa shumë kujtime”, shkruan Juli.

Pavarësisht se prej vitesh është vendosur në Tiranë ku ka krijuar familjen e tij dhe është formuar si artist, Juli herë pas here kthehet në qytetin e lindjes. /a.y/noa.al