Transmetuar më 16-07-2017, 09:58

Video që shihni më poshtë është filmuar nga një kamerë në aeroportin ushtarak të Bobruisk në Bjellorusi.

Teksa po ngrihej në fluturim, motori i avionit MiG-29, mori flakë.

Sipas zyrës së shtypit të ushtrisë, si pasojë e veprimeve efikase të pilotit, u bë e mundur shmangia e pasojave tragjike. “Askush nuk u lëndua dhe avioni u largua nga aeroporti”, thuhet në deklaratë.

Agjencia e lajmeve ‘Sputnik’, konfirmon se piloti aktivizoi mekanizmin e shuarjes automatike.

Aktualisht janë në vijim hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit. /a.y/noa.al