Transmetuar më 16-07-2017, 09:44

Një avion i kompanisë ajrore “Air France”, i nisur nga Parisi drejt Vancouver të Kanadasë, u detyrua të ndryshojë drejtim.

Në orët e para të së shtunës, ai u ul në Glasgow të Skocisë, për shkak se u ndje një erë djegie në bord.

Kompania shpjegoi se fluturimi AF374 ishte nisur nga aeroporti francez i “Charles de Gaulle”.

Po ashtu u tha se personeli vendosi të bëjë ulje të detyruar, duke marrë masa paraprake, për shkak të armës së ndjerë.

Gjithsesi në asnjë moment nuk pati zjarr, ndërkohë që origjina e erës së djegies nuk është identifikuar ende. /a.y/noa.al