Transmetuar më 16-07-2017, 08:59
Publicitet

Këngëtarja Rita Ora është emocionuar pafund nga ajo që ka bërë një fanse për të.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, e cila është ndër më të famshmet në nivel botëror, nuk e ka mbajtur dot gëzimin për vete.

Ajo ka publikuar një video në Instagram, ku një fanse kishte bërë portretin e Ritës tatuazh në dorë dhe shkruante, “Rita, të dua”.

Një dedikim vërtetë special, i cili ka marrë edhe reagimin dhe mirënjohjen e këngëtares.

“Kjo është e mrekullueshme. Kudo ku të jesh në botë”, shkruan Rita. /a.y/noa.al 

Loading...