Transmetuar më 16-07-2017, 08:43

Pushimet aq gjatë të pritura në Vlorë, rezultuan fatale për një të ri nga Maqedonia, i cili humbi jetën i mbytur këtë të shtunë, teksa tentonte të shpëtonte dy kushërira që kërkonin dëshpërimisht ndihmë.

Djaloshi që shikoni në fotografi është 24-vjeçari nga Tetova, Beniamin Ferati, i cili bashkë me të dashurën e tij ndodhej me pushime në Vlorë.

Rreth orës 14:30 të ditës së djeshme, pranë Gjirit të Portanovos, dy kushërirat Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë dhe Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, kanë thirrur për ndihmë, pasi rrezikonin mbytjen.

Ferati u mendua dy herë, por u hodh mes dallgëve të detit për t’i shpëtuar. Por duket se deti ua punoi të treve, pasi as ai dhe as dy kushërirat nuk dolën të gjallë.

Të tre viktimat u transportuan në morgun e qytetit, ndërkohë që grupi hetimor në bazë të dëshmive po ndërton dinamikën e ngjarjes. /a.y/noa.al

Tragjedia në det, “heroi” nga Tetova humbi jetën në tentativë për të shpëtuar vajzat

Detaje të reje rreth ngjarjes në Zvërnec, kush janë tre të mbyturit

E rëndë në Vlorë! Tre të rinj mbyten në det