Transmetuar më 16-07-2017, 08:30

Ish-drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj, e cila gjatë detyrës së saj tërhoqi vëmendjen e mediave, prej disa kohësh ka kaluar në heshtje.

Por së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e saj, ku ndryshe nga Briseida ujë dhe sapun dhe me flokët e mbledhur, shfaqet në një version tjetër.

Ajo ka lëshuar flokët e saj dhe ka bërë një tualet të lehtë, duke u shfaqur mjaft sensuale.

Duket se Shehaj nuk ka harruar të pozojë para objektivit të aparatit fotografisë, siç ka bërë vite më parë kur ishte dhe modele.

Por kësaj radhe Briseida ka pozuar për një sallon bukurie, ku është krehur dhe lyer. /a.y/noa.al