Transmetuar më 15-07-2017, 22:22

Autoritetet e ushtrisë franceze janë duke stërvitur shqiponjat për të kapur dronët. Në një bazë ushtarake, në jug të Francës, katër Shqiponja u stërvitën nga ushtria franceze për të kapur dronët në lartësi.

D’Artagnan, Athos, Porthos dhe Aramis (emra personazhesh nga Tre Muskutierët) janë rritur dhe ushqyer mbi dronë, për të krijuar një asociim mes ushqimit dhe mjeteve fluturuese.

Duhen afro tetë muaj për të stërvitur shqiponjat, të cilave u jepet një copë e madhe mishi si shpërblim, pas çdo droni të kapur.

Teknika e pazakontë është përshtatur mes shqetësimeve për dronët që përdoren me qëllim spiunazh apo sulme në tokë franceze, pas shfaqjes së shumë dronëve mbi pallatin presidencial në Paris si dhe një baze ushtarake në Brittani në vitin 2015. /k.k/noa.al/