Transmetuar më 15-07-2017, 19:39

Gjeti mënyrën më të rëndë për t’u larguar nga kjo jetë. Një parashutist nga Florida i ka dhënë fund jetës duke u hedhur me parashutë.

Para se të ndërmerrte atin ekstre, Capotorto Vitantonio i ka dërguar një video bashkëshortes së tij, duke i thënë që nuk do ta hapë parashutën kur të hidhej dhe se po shkonte në një vend të mrekulleshëm.

Gruaja e tij menjëherë vrapoi për tek Sky Dive DeLand, të martën, pasi pa videon me mesazhin e tmerrshëm por ishte shumë vonë për ta ndaluar.

27-vjeçari ishte hedhur tashmë. Sipas raportit të Departamenti i Policisë De Land ai ishte një parashutist me eksperiencë, por vendosi që të mos e hapë parashutën e tij.

Vitantonio, shtetas italian, u gjet i vdekur në një fushë në juglindje të aeroportit DeLand Municipal, raporton Daily Mail.