Transmetuar më 15-07-2017, 19:23
Publicitet

Një lule e rrallë është zbuluar në pyjet e fshatit Rrajcë, në Përrenjas. Ajo është një lule mishngrënëse, e njohur me emrin shkencor Pinguinkula, një varietet i rrallë që haset në Shqipëri.

Por ajo gjendet në masivin pyjor të Rrajcës.

Fotot tregojnës se si lulja ka kapur në kurth insekte të ndryshme dhe i ka tretur me një lloj lëngu viskoz që lëshon. Më pas ajo asimilon proteinat dhe gjithçka të nevojshme për rritjen.

Lulja në vetvete është e vogël dhe ka petale me ngjyrë të bardhë. Insektet “bien në kurth” pasi ata janë të tërhequr pas nektarit të saj. Por sapo prekin lulet gjethet e saj mblidhen dhe lëshojnë një lëng viskoz.

Pylli i Rrajcës u shpall së fundmi nga UNESCO pjesë e trashëgimisë botërore natyrore. /k.k/noa.al/