Transmetuar më 15-07-2017, 18:55

Pak më shumë se një muaj na ndajnë nga shtatori, ku sipas shkencëtarit David Meade, do të shfaqet “Planeti X” që do përplaset me Tokën, ku jetojmë. Sipas tij, ky është Apokalipsi.

“Dhe u duk një shenjë tjetër në qiell: dhe ja, një dragua i madh i kuq që kishte shtatë kokë dhe dhjetë brirë, dhe mbi kokat e tij kishte shtatë kurora”, shkruhet në kapitullin 3 të Zbulesës, në Bibël, që përshkruan Apokalipsin.

Në librin e tij “Planet X – The Arrival 2017”, autori David Meade shkruan se “planeti vrasës” do të shfaqet fillimisht këtë shtator. 

Më pas, do të përplaset me Tokën muajt në vijim. 

Sipas Meade, “Planeti X” është në fakt një yll me shtatë planete dhe hëna, duke përfshirë Nibirun dhe orbitën rreth tij.

 Meade shpjegon se ne ende nuk e kemi vërejtur “Planetin X” apo të quajtur ndryshe “Nibiru”, për shkak të këndit që ai afrohet me Tokën, mbi Polin e Jugut.

 Autori shprehet se njerëzit do të mund të shohin planetin më 23 shtator, duke u bazuar në Bibël, konkretisht te Zbulesa, kapitulli 12, vargu 1.

 “Më 23 shtator 2017, hëna shfaqet nën këmbët e konstelacionit të Virgjëreshës”, shpjegon Meade, duke pretenduar se ka llogaritur lëvizjen e yjeve dhe planetëve, ndërsa shton se, “Dielli, do të duket pikërisht sikur ka veshur Virgjëreshën”.