Transmetuar më 15-07-2017, 17:37

Pak ditë më parë futbollisti shqiptar nga Kosova Granit Xhaka, i cili mbron ngjyrat e Zvicrës, i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar lidhjen në martesë.

Nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, Graniti ka treguar që nuk është vetëm një futbollist i mirë por edhe një djalë shumë romantik.

Aktualisht ai dhe bashkëshortja e tij Leonita Lekaj ndodhen në muaj mjalti por kjo e fundit është befasuar m surpriza të tjera nga Graniti.

Në një foto të postuar nga ajo, shihet një dhomë e mbushur plotë me trëndafila të kuq.

Krahas fotos ajo ka zgjedhur fjalët e duhura për partnerin e saj të jetës:

“Dashuria nuk është të gjesh dikë me të cilin të jetosh, dashuria është të gjesh dikë pa të cilin nuk mund të jetosh”./a.k/noa.al/