Transmetuar më 15-07-2017, 16:54

Një 40-vjeçare shtatzënë i ka bërë burrit të saj atë që ai nuk e mendonte kurrë. Pasi zbuloi se ai shikonte imazhe pornografike në rrjetet sociale, gruaja vendosi që të hakmerrej keq ndaj tij.

Ajo postoi një foto të gjoksit të saj në një faqe të ngjashme që ai ndiqte dhe, kur ai  e pa gati sa nuk humbi durimin dhe u çmend plotësisht, shkruan JOQ.

Duke qenë se isha e acaruar me të, vendosa të merrja hak dhe postova një foto të gjoksit tim në faqen 30 plus. E hoqa fotografinë sepse bashkëshorti im u çmend plotësisht, u zemërua dhe më tha që ajo që kam bërë unë është shumë më keq se ai që kishte ndjekur të njëjtën lloj faqeje.  Zoti e di për sa kohë ka parë dhe ka kërkuar foto të ndryshme të vajzave të reja , duke më gënjyer mua në lidhje me këtë gjë”, ka thënë 40- vjeçarja.

Postimi mori opinione të ndryshme se kush veproi më keq, ku disa e lavdëruan hakmarrjen e saj “gjeniale”, ndërsa të tjerë e përcaktuan si veprim të “papjekur”.