Transmetuar më 15-07-2017, 15:12

Ekspertët e teorive konspirative po mbushin rrjetin me pretendime se alienët ishin të pranishëm gjatë kryqëzimit të Krishtit.

Shkak janë bërë ikonat në një kishë në Gjeorgji.

Në katedralen Sevtitskhoveli ka disa vizatime të kryqëzimit të Krishtit ku skeptikët thonë se duken si objekte fluturuese.

Klerikët shpjegojnë se çfarë shihet nuk janë UFO, por disa engjëj mbrojtës.

Kjo nuk është hera e parë që pretendohet se pikturat e vjetra tregojnë praninë e alienëve.