Transmetuar më 15-07-2017, 14:53
Publicitet

Një i ri shqiptar i Kosovës, ka mbetur i plagosur gjatë mbrëmjes së djeshme në Zvicër, pasi është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Luzernë ndërsa autori i dyshuar mendohet të jetë një zviceran 34-vjeçar.

Policia mori njoftimin rreth orës 20.45, se ishin dëgjuar të shtëna në rrugën Schulhausstrasse te Ebikonit. Atje policia arriti të gjejë shumë persona, mes tyre edhe 21 vjeçarin e plagosur.

Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas policisë ndodhet në gjendje të qendrushme për jetën.

Policia dhe Prokuroria zvicerane nuk kanë dhënë detaje tjera për ngjarjen e mbrëmshme.

Loading...