Transmetuar më 15-07-2017, 14:17

Identifikohen tre personat që mbetën të plagosur gjatë një atentati në qytetin e Shkodrës, mesditën e sotme.

Mësohet se të plagosur nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur Doni Lisi, Enrik Prenushi si dhe Elona Çurku, ndërsa autori i dyshuar mendohet të jetë personi me iniciale T.L.

Në vendngjarje mësohet se janë gjetur 8 gëzhoja, ndërsa është qëlluar nga një automjet tip golf me ngjyrë jeshile.

Tre të plagosurit po marrin mjekim në spitalin e Shkodrës dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku ka rrethuar zonën dhe ka ngritur postoblloqe në dy rrugët dalëse për kapjen e autorëve.

Gjitashtu mësohet se nga ana e policisë është gjetur arma e krimit të hedhur në një kontenier mbetjesh dhe një mjet të braktisur në Zogaj që dyshohet të jetë i autorit./a.k/noa.al/