Transmetuar më 15-07-2017, 13:46

Sulmuesi i talentuar italian Andrea Belotti pritet të jetë përforcimi i radhës për kuqezinjtë e Milanit pasi ai ka pranuar ofertën e klubit.

Milani është bërë një tren i pandalshëm në këtë merkato verore ndërsa mediat italiane shkruajnë se sulmuesi është i gatshëm të transferohet në “San Siro”.

Megjithatë dëshira e lojtarit varet nga ajo që do të nxjerrin bisedimet ndërmjet klubeve, Milan-Torino.

Skuadra e Torinos kërkon 100 milionë euro për sulmuesin italian.

Ditët në vazhdim do të përcaktojnë edhe të ardhmen e Belottit, që vlen të theksohet se ai është një tifoz me Milanin që nga fëmijëria./a.k/noa.al/