Transmetuar më 15-07-2017, 11:17

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë mëngjesin për shqiptarët me disa fotografi sensibilizuese, për një mjedis të pastër.

Ai ka publikuar doisa fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku shihen pjesëtarë të Forcave të Armatosura që ndodhen në aksion pastrimi gjatë aksit Vlorë-Dhërmi.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga aksioni i pastrimit të aksit Vlorë – Dhërmi.

Pas shpalljes së emergjencës mjedisore, Forcat e Armatosura janë përditë në terren këto ditë të nxehta përgjatë çdo segmet rrugor, kufitar dhe bregdetar ku po pastrohet çdo cm rrugë, për Shqipërinë dhe Turizmin që duam, me mjedis të pastër./a.k/noa.al/