Transmetuar më 14-07-2017, 23:30

Quhet Messy qeni labrador i cili po tregon në rrjetet sociale, kuptimin e vërtetë të fjalës miqësi.

Shoku i tij më i mirë, është një qen i racës husky me emrin Audi, i cili jeton në anën tjetër të rrugës, por që për shkak të angazhimeve të të zotit nuk mund të rrijë shumë kiohë me të.

Por një ditë Messy, arriti të largohet nga kopshti dhe të vrapojë drejt Audi. Fqinjët fotografuan momentin, kur dy qentë përqafoheshin të malluar, tamam si të ishin dy njerëz. Dy qentë jetojnë në Tajlandë, ndërsa fotot e tyre janë përhapur me shpejtësi, duke thyer rrjetet sociale. /a.y/noa.al