Transmetuar më 14-07-2017, 23:03

Përhapja e kremit të diellit, kur ekspozohemi ndaj rrezeve është thelbësor për shëndetin e lëkurës. Por janë të shumtë ata që nuk e aplikojnë siç duhen, duke rrezikuar veten e tyre.

Siç raporton “The Time”, fytyra është pjesa më e rrezikuar nga tumoret e lëkurës dhe është pikërisht ajo pjesa ku shumica e njerëzve gabojnë në aplikimin e kremit, duke lënë pas dore pjesë shumë delikate.

Një studim i fundit i publikuar këtë javë nga konferenca britanike e British Association of Dermatologists, thotë se rreth 10% e fytyrës sonë mbetet e pa lyer nga kremi.

Studimi provoi se pikërisht pjesa rreth qerpikëve, konstatohen 5-10% e tumoreve të lëkurës, shkruan noa.al.

Shumë nga personat që u përfshinë në eksperiment, thanë se nuk kishin vendosur krem kundër diellit sipër syve, për arsye prakticiteti ose prej frikës se mos shkaktoheshin irritime.

Në rast se nuk aplikoni krem rreth syve kur dilni në diell, ekspertët këshillojnë që të mbani syze. /a.y/noa.al