Transmetuar më 14-07-2017, 22:52

Aktori i humorit dhe moderatori Ermal Mamaqi, po shijon një periudhë pushimesh. Por në këto pushime ai e ka “tradhtuar” bashkëshorten Amarda Toska.

Ermali ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet buzë një pishine pranë një vajze mjaft seksi.

“Me të dashurën time”, shkruan Ermali. E ndërsa fillimisht komentuesit menduan se ishte Ami, më tej vërshuan komentet duke i thënë se do e kishte punën pisk nëse e shihte e shoqja.

Ermali, Ami dhe djali i tyre Joel, janë të kushtëzuar në pushimet e tyre, për shkak të angazhimeve në profesion, duke qenë të limituar në kohën e lirë. /a.y/noa.al