Transmetuar më 14-07-2017, 22:44

Bashkëjetesa jo gjithmonë është mike e intimitetit, i cili në shumë raste kur çiftet janë bashkë prej kohësh, rrezikon që të shkojë drejt shuarjes.

Por kujdes, jo vetëm shpeshtia e raporteve seksuale ka rëndësi, por edhe kontakti gjatë gjumit ndikon në harmoninë e çiftit. Thënë ndryshe të bërit seks çdo ditë, përmirëson jetën në çift.

Intimiteti- Me fëmijët e vegjël dhe të qarat gjatë natës është e vështirë të gjendet koha për seksin. Nisni ta jetoni natën si një moment vetëm për çiftin, puthuni dhe përkëdheluni para gjumit. Mjafton të kryqëzoni këmbët dhe duart nëse s’mundeni për më shumë dhe do të shihni që do ndiheni më mirë.

Çështje lëkure– Përkëdhelja e zonave erogjene të preferuara, shton dëshirën dhe emocionet, duke ulur nivelin e stresit dhe duke rikthyer dëshirën.

Asnjëherë njëlloj- Një përqafim i papritur, një pickim apo një kafshim i vogël teksa jeni në kuzhinë, përmirëson vetëbesimin dhe rrit kënaqësinë.

Komunikimi në maksimum- Përballimi i një debati të rëndësishëm mund të bëhet edhe më i vështirë, në rast se mungon intimiteti. E keni vënë re se gjërat më të vështira, kur fliten në mes të intimitetit gjejnë më lehtësisht zgjidhje. Kjo ndodh pasi jemi emocionalisht më të çliruar. /a.y/noa.al