Transmetuar më 14-07-2017, 21:41

Prej kohësh priste meshkuj në shtëpinë e saj, nga të cilët paguhej për raporte seksuale, por pas kërkesës së disa prej tyre, përfshiu edhe të bijën 7 vjeçe.

Ajo lejonte që meshkujt të abuzonin seksualisht edhe me vajzën e saj, përkundër shpërblimit me para.

Historia e tmerrshme ka ndodhur në qytezën e Greensburg, në shtetin amerikan të Pennsylvania, ku nëna e së miturës u arrestua nga policia këtë të mërkurë.

38-vjeçarja Rebecca Lynn Shadle, duhet të përballet me akuzën e shfrytëzimit të të miturve, bashkë me një sërë akuzash të tjera.

Gjithçka u zbulua pas një telefonate anonime, ku thuhej se një burrë paguante për të abuzuar seksualisht me vajzën në shtëpinë e nënës së saj, shkruan noa.al.

Kjo çoi në arrestimin e gruas dhe të klientit të saj, Brian Keith Spillar, 49 vjeç.

E shoqëruar në polici, gruaja pranoi se ishte prostituuar në shtëpi dhe se kishte marrë 60 dollarë nga klienti, për të kryer marrëdhënie edhe me vajzën e saj.

Por ajo u justifikua dike thënë se ishte keq nga ekonomia dhe se kishe nevojë me para.

Hetimet zbuluan gjithashtu se edhe tre burra të tjerë, kishin abuzuar me vajzën. /a.y/noa.al