Transmetuar më 14-07-2017, 21:09
Publicitet

Autoritete europiane për sigurinë ushqimore, kanë nxjerrë një paralajmërim që duhet ta dëgjojnë të gjithë: ngrënia e patateve dhe ushqimeve të tjera të skuqura, shton ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga kanceri.

Rreziku konsiston në faktin e marrjes së një sasie të madhe substance kancerogjene, e cila gjendet edhe tek duhani.

“Shumë produkte të skuqura, mes tyre patatinat, patatet e skuqura, buka e paketuar etj., përmbajnë një substancë e cila gjendet kryesisht tek tymi i cigareve”, thuhet në njoftim.

Enti Europian për Sigurinë Ushqimore, “Europian Food Safety Authority”, u bën apkl kryesisht prindërve të fëmijëve të mitur, që të kenë kujdes ndaj ushqimeve që i’u japin, e kryesisht nga patatinat.

Food Standards Agency konfirmoi se rreziku u zbulua pas një sërë analizash të kryera në produktet e kryera në Britaninë e Madhe, ku u konstatua prani e elementit kancerogjen acrilammide. /a.y/noa.al

Loading...