Transmetuar më 14-07-2017, 20:25

Lëvizja Socialiste për Integrim padit komisionerët e saj, të cilët duhet të ruanin votat në zgjedhjet e 25 qershorit. Më konkretisht bëhet fjalë për komisionerët e qendrës së votimit nr. 1079 në Moçinë të Bulqizës të cilët akuzohen për shkelje gjatë procesit zgjedhor më 25 qershor.

Ka qenë deputeti i LSI Përparim Spahiu, ai që ka bërë kallëzimin ndaj tyre, duke i akuzuar si të shitur tek PS, PD dhe PDIU.

Ai thotë se nuk ka rrugë tjetër përveç kallëzimit, duke denoncuar atë që e quan skemën më të rrezikshme, blerjen e komisionerëve.

“Me herët, pata njoftuar denoncimin për komisionerët e qendrës së votimit 1079 në Bulqizë, ku në bashkëpunim kanë shtuar rreth 70 vota për PS, PD dhe PDIU. Besoj që nuk ka rrugë tjetër përveç se kallëzimit penal të tyre, kallëzim për një skemë të re dhe të frikshme, më të rrezikshme se blerja e votës, ajo e blerjes së komisionarëve”, shkruan Spahiu. /a.y/noa.al