Transmetuar më 14-07-2017, 20:12

Vajza e gazetares së njohur Ilva Tare dhe e demokratit Eduard Selami, ka festuar ditëlindjen e saj të dytë.

Melody e vogël e veshur si një princeshë me fustan të kaltër njëlloj si mami Ilva, duket të jetë argëtuar pa masë në festën e para pak ditëve.

Prindërit e saj kishin organizuar gjithçka buzë detit, me dekore të detajuara dhe të dedikuara.

Ka qenë vetë Ilva ajo që ka publikuar një foto teksa shihet me të bijën, të veshura njëlloj.

Ilva duket e rrumbullakosur, për shkak se është në pritje të një djali, ku brenda pak kohësh do e bëjë Melody me një vëlla të vogël.

Vetëm pak ditë më parë ajo mori edhe lejen e lindjes, duke u shkëputur përkohësisht nga ekrani.

Por pavarësisht kësaj, kjo periudhë sërish pritet të jetë e ngarkuar, për shkak se në 22 korrik mbahen zgjedhjet në Partinë Demokratike, ku bashkëshorti i Ilvës, Eduardi garon për postin e kryetarit. /a.y/noa.al