Transmetuar më 14-07-2017, 16:59

Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 15 korrik 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Tensionet në lidhjen në çift do jenë konstante gjatë kësaj dite. Për të shmangur probleme serioze, toleroni kërkesat e partnerit. Ata që janë vetëm mund t’i futen një rruge që nuk do i nxjerrë askund, ndaj këshillohet të bëhet kujdes.

Sa i takon punës, situata financiare paraqitet e mirë dhe atmosfera është mjaft e kënaqshme. Por gjithsesi bëni mirë t’i mbani sytë hapur për të shmangur çdo problem.

Demi

Do të zgjidhni një çështje familjare, të cilën e keni lënë pezull prej kohësh. Nëse mendoni se partneri juaj nuk është i interesuar, gaboni rëndë. Ata që janë vetëm, do të kenë dëshirë të bëjnë blerje të shumta dhe të ndryshojnë look.

Binjakët

Mos lejoni që një situatë t’iu rrëshqasë nga duart dhe veproni me zemër. Në dashuri mundohuni të ndërtoni, në vend që të shkatërroni. Lëreni mënjanë krenarinë! E shtuna mund të jetë një ditë e rëndësishme për ata që janë vetëm dhe që kanë dëshirë të gjejnë dashurinë.

Ndërsa në punë, mund të përballeni me thashetheme. Disa persona do ju nervozojnë dhe kjo gjë do të reflektohet në punë.

Gaforrja

Dita do të jetë mjaft e favorshme dhe e mbushur me surpriza. Ëndrrat dhe projektet tuaja mund të realizohen lehtësisht në sajë të mbështetjes së yjeve. Përfitoni për të befasuar partnerin. Për ata që janë vetëm dhe që nuk e kanë gjetur ende shpirtin binjak, ka ardhur koha që të vlerësojnë siç duhet. Situata në punë do të jetë mjaft e mirë, madje pritet edhe ndonjë promovim apo shpërblim.

Luani

Mundësojini vetes një periudhë pushimi, në mënyrë që të keni më shumë kohë për partnerin/en tuaj. Raporti juaj do përfitojë shumë. Ata që janë vetëm, duhet të largojnë miqtë e rremë, pasi në këtë mënyrë do të ndihen më mirë.

Sa i takon çështjeve të punës, dita do të jetë më se pozitive.

Virgjëresha

Nëse jeni në çift mos këmbëngulni në të tuajën, por mundohuni të ndërtoni një të ardhme të qetë. Shpesh jeni shumë kokëfortë dhe kjo gjë ju penalizon. Ata që janë vetëm, duhet të shohin përreth pasi mundësitë nuk do të mungojnë.

Në punë, do e ndjeni veten të lodhur, ndaj ngadalësoni ritmin. Mos u shqetësoni, pak qetësi nuk do ju prishë aspak punë.

Peshorja

Kushtojini pak më shumë kohë personit që dashuroni dhe nëse është e nevojshme, krijoni edhe mundësinë e pushimeve. Ata që janë vetëm do të ndihen të shqetësuar nga dikush që nuk e pëlqejnë. Sa i takon punës, qartësojini idetë lidhur me projektet tuaja dhe fokusohuni vetëm tek ato që kanë prioritet. Bëni durim, nëse jeni në një situatë të vështirë.

Akrepi

Sjellja juaj, mund të ndikojë në vendimet e partnerit. Nëse jeni në çift mos luani me ndjenjat, por sqaroni çdo gjë. Ata që janë vetëm, në sajë të ndikimit pozitiv të hënës, mund të kenë njohje të reja interesante. Në punë parashikohen situata të pakëndshme të cilat do ju prishin humorin, mundohuni që t’iu jepni një zgjidhje.

Shigjetari

Hëna do të ketë një ndikim mjaft negativ në raportin në çift dhe zënkat do të jenë pas dere. Bëni kujdes! Ata që janë vetëm do të vihen në kërkim të emocioneve dhe aventurave të reja. Shijojeni lirinë! Në ambientin e punës mund të përballeni me kritika, por Plutoni dhe Venusi do ju dalin në krahë duke mbrojtur nismat tuaja.

Bricjapi

Ditë e jashtëzakonshme për dashurinë. Do të jeni mjaft të lumtur dhe do të kaloni momente speciale me partnerin. Mundohuni të planifikoni diçka konkrete. Ata që janë vetëm, do të jenë të rrethuar nga harmonia e shfrenuar.

Në punë nuk do të mungojnë mundësitë e mira, ju takon juve që t’i ktheni në produktive.

Ujori

Tregohuni të sinqertë me njeriun që dashuroni dhe demonstrojini ndjenjat tuaja të vërteta. Do të jeni të lëkundur, nëse duhet të zbuloni një sekret, i cili mund të ndryshojë jetën tuaj. Për ata që janë vetëm, parashikohen histori të re ja në horizont.

Në sferën profesionale, së shpejti do të korrni frytet, veçse ju duhet edhe pak durim.

Peshqit

Do të ndjeni nevojën për të dalë nga rutina e përditshme, por mos e lini pas dore partnerin, pasi ka vërtetë nevojë për ju. Ndonjë debat në familje do ju nervozojë.

Personat që janë vetëm, do të ëndërrojnë për një dashuri të madhe… por duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë.

Gjatë kësaj të shtune favorizohen lëvizjet në punë, pranoni një propozim interesant që do ju bëhet. /a.y/noa.al