Transmetuar më 14-07-2017, 16:00

Tiranë, NOA.al- Zonat bregdetare dhe të ulëta paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa vranësira të dendura dhe të shpeshta, do të ketë në zonat malore deri në mesditë kur vranësirat sërish fuqizohen. Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në ultësirën perëndimore por vranësirat dhe rrebeshe afatshkurtra shiu do të ketë në zonat malore, kryesisht në lindje dhe juglindje të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një tjetër rënie me 2- 3 gradë celcius do të sjellë mesdita.

Era do fryjë mesatare deri e fortë gjatë pjesës së dytë të ditës duke arritur shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi verior dhe për pasojë, në brigjet detare dallgëzimi ngjitet në 3 – 4 ballë.

Europa

Vijon dominimi i motit kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Europës ndërsa masat ajrore të nxehta tërhiqen gradualisht drejt skajeve jugore të kontinentit.

Krejt ndryshe paraqitet situata në Ishujt Britanike dhe një pjesë të Europës Qendrore ku moti paraqitet me vranësira dhe shira të konsiderueshëm. /a.y/noa.al