Transmetuar më 14-07-2017, 10:37

Një analizë për të mos u humbur, nga opinionisti i “Albanian Free Press”, Sokol Balla. Si Edi Rama fitoi zgjedhjet edhe me një dinakëri për t’u pasur zili. Pse duhet mos ta kopjojë Sali Berishën siç bëri me “listën e zezë” të “Qytetarit Dixhital”, skemë që më 2009 e kishte kritikuar fort. Çfarë duhet të bëjë me Ilir Metën President e gruan e tij opozitare dhe rreziku që pritet t’i vijë nga LSI. Kritika pse nuk shpallet ende qeveria e re. Dhe një seri këshillash për Kryeministrin, që nis me apelin: Fol më pak e bëj më shumë!

DHJETË ARSYE PËRSE RAMA NUK DUHET TË KOPJOJË BERISHËN E DYTË 

Nga SOKOL BALLA 

Edi Rama fitoi zgjedhjet edhe me një dinakëri për t’u pasur zili: Ai arriti të bindë një shumicë të konsiderueshme të shqiptarëve se në fakt këto katër vjet nuk ishin mandati i tij, por i tiji dhe i Ilir Metës. Lista e zezë që ai publikoi ishte ama, sinjali i parë se tashmë të gjithë, edhe atë që e votuan për këtë arsye, po realizojnë skemën mjeshtërore të Edi Ramës se në fakt ky qenkësh mandati i tij i parë i vërtetë. Në fakt nuk është kështu. Ky është mandati i dytë i socialistëve, të cilët nëse duan të bindin njerëzit se e meritojnë një mandat të tretë historik blair-ian, duhet të bëjnë disa gjëra të thjeshta:

1.      E Para të mos kopjojnë Sali Berishën, siç bëri me të ashtuquajturën “listë të zezë”. Edi Rama duhet të kishte gjetur një skemë më origjinale, më qytetare dhe më ligjore për të denoncuar korrupsionin në administratë, sesa Qytetari Dixhital i Doktorit. Vetë Rama, në vitin 2009 denoncoi Politikën e Përbaltjes apo shantazhin verbal ditor të Qeverisë dhe kryeministrit ndaj çdo njeriu që ai mendonte se kishte armik dhe kundërshtar. Shumica e njerëzve në listën e zezë nuk janë engjëj, por në një vend ku duam drejtësi, nuk mund të bazojmë atë tek anonimët e shpifur të internetit, por t’i inkurajojmë njerëzit të denoncojnë ato në organet penale. Qytetari Dixhital dhe Politika e Përbaltjes janë Shqipëria e vjetër. Edi Rama thjesht e kopjoi atë nga Saliu, ndaj edhe dështoi të na bindë se po bënte një gjë të mirë.

SHKRIMIN E PLOTE E GJENI Këtu