Transmetuar më 13-07-2017, 23:11

Lajme të reja nga merkatoja e Milanit e cila nuk ka ndërmend të ndalet pasi së fundmi kuqezinjve pritet t’i bashkohen edhe mesfushori i Lazios Lucas Biglia dhe mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci.

Agjenti i Lucas Biglias ka konfirmuar se mesfushori i Lazios do të bashkohet me Milanin të premten.

Raportet u shfaqën të enjten në mbrëmje ku thuhej se Biglia do të bashkohej me Milanin, me një marrëveshje për 17 milionë euro plus bonuset.

“Biglia është aq i lumtur me këtë lëvizje”, ka thënë fillimisht përfaqësuesi i Biglias në mediat italiane.

Nga ana tjetër pranë Milanit ndodhet edhe Leonardo Bonucci, ku agjenti i tij  ka pranuar se mbrojtësi mund të transferohet nga Juventusi te Milani.

Milan thuhet se po negocion çmimin me drejtuesit e Juventusit për mbrojtësin italian./a.k/noa.al/