Transmetuar më 13-07-2017, 20:46

Përfundon numërimi i 64 kutive nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa Shpëtim Idrizi i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, nuk ka mundur të marrë mandatin edhe pas hapjes kutive dhe rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës.

Procesi i rinumërimit të votave nisi sot paradite në orën 10:30, në ambientet e KQZ-së dhe përfundoi rreth orës 20:30.

Pas rinumërimit të votave, PDIU arriti të siguronte vetëm 5 vota më shumë nga rezultati i 25 qershorit, ndërsa i duheshin 38 vota për të kaluar pragun elektoral, në mënyrë që të mund të merrte mandatin e vetëm në Tiranë.

Pas këtij rezultati, mandati i 18-të në Tiranë, vijon t’i mbetet Partisë Socialiste.

Pas këtij rezultati, PDIU  ka bërë një kërkesë në KQZ për hapjen e të gjitha kutive në Tiranë dhe rinumërimin e tyre.