Transmetuar më 13-07-2017, 20:19

Kantautori i njohur i muzikës shqiptare, Alban Skënderaj publikon këngën e tij më të re.

Kënga e këngëtarit të pëlqyer nga të gjitha grupmoshat, është publikuar gjatë ditës së sotme dhe mban titullin “Nuk je vetëm”.

Kënga më e re e Albanit shoqërohet edhe me një videoklip interesant.

“Mu desh të arrija në këtë pikë të jetës time që duke dëgjuar vargjet e një kënge që kam shkruar vetë të reflektoja thellë e ta përjetoja si cdo njeri tjetër. Këtë këngë ia drejtoj fillimisht vetes dhe kujtdo që ka dëshirë të jetojë cdo frymëmarrje dhe ka nevojë të bëj një kthesë të madhe në jetë,” – shkruan Albani në Instagram.

Teksti i këngës vijon si më poshtë:

NUK JE VETËM

Mbylli sytë një moment dhe dëgjoje zemrën

Mos u ndal të mendosh për asnjë sekondë

Dhe asaj që po ndjen mos i jep një emër

Si të jetë ditë e fundit që po jeton

Harro çfarë mund të bëhej dje

Të nesërmen mos e mendo

Fali shpirtit pak qetësi

Vlerëso më shumë atë që ke

Kujto më pak atë që do

Jepi zemrës një mundësi

Lëre sonte të rrahi si do

Dhe gabo kur ajo thotë gabo

Me të nuk je vetëm, ti jo nuk je vetëm

Thuaj Po kur ajo të thotë Po

Thuaj Jo kur ajo të thotë Jo

Me të nuk je vetëm, ti jo nuk je vetëm

Më beso cdo pengesë është në mendjen tënde

Shiko përtej asaj që shohin sytë e tu

Eja sot vec asaj ti kushtojmë vëmendje

Eja shkojmë dhe veç trupin e lëmë ketu

Harro çfarë mund të bëhej dje

Të nesërmen mos e mendo

Fali shpirtit pak qetësi

Vlerëso më shumë atë që ke

Kujto më pak atë që do

Jepi zemrës një mundësi

Lëre sonte të rrahi si do

Dhe gabo kur ajo thotë gabo

Me të nuk je vetëm, ti jo nuk je vetëm

Thuaj Po kur ajo të thotë Po

Thuaj Jo kur ajo të thotë Jo

Me të nuk je vetëm, ti jo nuk je vetëm

Një gotë gjysmë bosh, një gotë gjysmë plotë

Një gotë nëse thyet, nuk ngjitet më dot

Një gotë gjysmë bosh, një gotë gjysmë plotë

Një etje e tepërt, dhe mbushet me lotë

Ndaj një puthje ndaj një përqafim

Një mëngjes apo një perëndim

Jetoje me zemër, jetoje me zemër

Sepse gjithcka e vogël në jetë

Është një gur që ka vendin e vet

Jetoje me zemër, jetoje me zemër./a.k/noa.al/