Transmetuar më 13-07-2017, 19:47

Mbrojtësi i talentuar i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti firmos zyrtarish dhe prezantohet te skuadra e Beneventos, e cila këtë sezon do të luajë në “Serinë A”.

Mbrojtësi shqiptar, kartonin e të cilit e zotëron Atalanta, kalon te Bemvento në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Gjimshiti kalon te Benevento pas një sezoni pozitiv me Avellino-n në “Serie B”, ku ishte i huazuar.

Ndërkohë ditën e djeshme sulmuesi shqiptar Armando Sadiku, firmosi për kampionët e Polonisë, Legia e Varshavës./a.k/noa.al/