Transmetuar më 13-07-2017, 19:31

Deputetja e PDIU, Mesila Doda, gjatë kohës që po numërohen kutitë e votimit, ka shpërthyer kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i cilësuar ata bastardë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo shprehet e indinjuar se përse sipas saj votat me pikë nuk quhen.

Ajo deklaron se se edhe vetë ka votuar me pikë dhe madje jo vetëm njëherë.

Postimi i plotë i Mesila Dodës:

“Skandali i fundit Vota me pike nuk quhet... Dhe ktu po kuptoj gjithe bastardet qe na rrethojne edhe deri ne krye ne kqz, sepse une vete kam votuar me pike dhe jo njehere... por kete here veçanerisht per pdiu eshte e pavlefshme.... Çfare te them o Klement... e bere edhe voten time te pavlefshme... i bjen nuk kam votuar dot per veten time... Turp e faqja e zeze...”./a.k/noa.al/