Transmetuar më 13-07-2017, 18:33

Na ndodh shpesh të hasemi me furgona që transportojnë njerëz nga një vend drejt një vendi tjetër. Kemi hasur tek ta parkime të gabuara, parakalime të gabuar por kësaj radhe një banor i fshatit Xibrakë në Elbasan ka fotografuar një fugon më dy gomat e pasme të çara, teksa po udhëtonte drejt qytetit të Librazhdit.

Nuk mjaftojnë vetëm gomat e çara por në të kishte edhe pasagjerë që u rrezikohej jeta në çdo sekondë. 

Fugoni 8+1 me targa të verdha AB 302T që shihni në fotot që noa.al sjell bashkëngjitur, teksa sinjalizohej nga shumë drejtues të mjeteve për gomat e çara, drejtuesit të furgonit nuk i bënte përshtypje.

Janë me mijëra furgonë 8+1 që vijnë vërdallë rrugëve të Elbasanit por dhe gjithë Shqipërisë, ndërkohë që duhet theksuar së shumica prej tyre janë të palicencuar dhe punojnë në të zezë duke i’u fshehur policisë. /d.m/noa.al