Transmetuar më 13-07-2017, 18:10

Nëse ju përmbaheni këshillave kyçe si ato për ushtrime të rregullta dhe konsumimit të ushqimit të shëndetshëm në luftë për dhjamin e padëshiruar, por rezultatet mungojnë është koha që të merreni me “grumbulluesit” e fshehtë të kilogramëve

Kohët e fundit, yndyra e barkut ka dalë në pah si një problem kyç shëndetësor. Por si të shpëtojmë nga ky problem?

Ka dy lloje të yndyrës, por është yndyra e brendshme ajo që ka rëndësi të madhe.

Ky është një tregues i asaj se sa yndyrë trupore ju jeni keni rreth barkut tuaj dhe rreth organeve tuaja të brendshme. Nëse vlerësimi juaj është i lartë, atëherë mund të keni sëmundje dhe diabet, prandaj zhdukeni këtë problem sa më shpejtë.

Për të arritur rezultate të dukshme dhe për ta mposhtur dhjamin ndiqni këshillat e ekspertëve. Ushqimin duhet ta konsumoni dy orë para se të filloni ushtrimet. Karbohidratet e dëmshme zëvendësojini me ushqim të pasur me proteina dhe fibra.

Ushtrimet e forta ju ndihmojnë që ta ruani indin muskulor, ndërsa në të njëjtën kohë dhjamin e shkrini me ushtrimet shtesë dhe të lehta.

Nëse nuk konsumoni diçka një orë pasi jeni zgjuar nga gjumi, yndyrat në trup të grumbulluara gjatë natës mbesin aty dhe nuk fillon shkrirja e tyre.

Një mëngjes i shëndetshëm me proteina dhe fibra që mund t’i hasim në prodhimet e qumështit me pak kalori, perime dhe zarzavate. /d.m/noa.al