Transmetuar më 13-07-2017, 17:43

Një personi i zhveshur është filmuar në kamera teksa sulmonte një polic me acid, duke i rrezikuar jetën. Gjithçka pas një tentative të policit për ta arrestuar, ku ai e ka spërkatur në fytyrë me acid duke i larguar shikimin për disa minuta.

Personi i zhveshur Keith Dean, qëndronte tek dera e një treni metro në Fannin South Transit Center në Houston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe në një moment ai sulmoi policin me acid në fytyrë.

Persona të tjerë që po qëndronin aty pranë përpiqeshin ta tërhiqnin, në mënyrë që mos ta sulmonte oficerin e policisë, por më kot ai vazhdoi.

Më pas agresori u rrëzua në tokë gjë e cilën i dha mundësinë oficerit të policisë ta bllokonte duke e arrestuar. Ben Marquina, i cili regjistroi incidentin në celularin e tij, tha: “Policët u treguan shumë të qetë, ndoshta mund të kishte edhe viktima”.

Ndërkohë një zëdhënës i policisë së Houston tha lidhur me ngjarjen e 6 korrikut se: “Ne përgëzojmë këtë oficer për veprimin e tij, për sjelljen në një situatë të paqëndrueshme në një përfundim të sigurt”. Agresori aktualisht ndodhet në paraburgim, ndërsa mësohet se ai ishte dënuar dy herë për sulm ndaj publikut. /d.m/noa.al