Transmetuar më 13-07-2017, 15:28

Qysh prej paradites së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon rinumërimin e votave të kutive të kontestuara në Tiranë, ku Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kërkon mandatin e kryetarit Shpëtim Idrizi, ndërkohë që Partia Socialiste kërkon të ruajë mandatin e 18.

Nga numërimi i 52 kutive që u hapën nga 64 që do të numërohen, PDIU ka dalë plus dy vota në raport me zgjedhjet e 25 qershorit.

Ndërsa nga kutia në kuti, PDIU arriti të marrë 16 vota që i ishin mohuar në 25 qershor, kutitë e 25 dhe 26 ja kanë hequr ato vota PDIU.

Ishte numërimi i kutisë së 25 ajo që përmbysi rezultatin, ndërsa në të 26 u hoqën dhe tre votat e mbetura të cilësuara si të pavlefshme. Por në kutinë e 52 PDIU, ka marrë dy vota.

PDIU ka nevojë për 37 vota, në mënyrë që Shpëtim Idrizi të marrë mandatin e deputetit.

Rinumërimi i votave po bëhet pas kërkesës së PDIU për tjetërsim të votave. Vendimi u mor në mbledhjen e ditës së djeshme të KQZ, me unanimitet të plotë pasi edhe Partia Socialiste kërkoi hapjen e disa kutive. /a.y/noa.al