Transmetuar më 13-07-2017, 15:06

Tiranë, NOA.al- Kthjellimet dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira të shpeshta. Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat bregdetare e të ulëta ndërsa fuqizohen vranësirat në të gjithë zonat malore duke rrezikuar nga shira afatshkurtër. Gjatë natës, ultësira perëndimore mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare por me vranësira të shpeshta paraqiten zonat malore ku priten dhe shira të dobët, kryesisht në lindje dhe juglindje të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rënie me 3- 4 gradë Celcius, më e ndjeshme në orët e mëngjesit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë pjesës së parë të ditës ndërsa dobësohet gradualisht gjatë pasdites deri në shpejtësinë 42 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri 3 ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e Europës, nga Perëndimi në Lindje dhe nga Jugu në Veri, dominohet kryesisht nga kthjellimet.

Përjashtim bën një Europa Verilindore duke përfshirë vendet e Balltikut ku moti do të jetë me vranësira dhe shira intensivë të shoqëruar herë pas here me stuhi të forta. /a.y/noa.al