Transmetuar më 13-07-2017, 13:10

Të gjithë emigrantët apo qytetarët që do i drejtohen ditën e nesërme, e premte, pikës kufitare të Kapshticës në Korçë, duhet të shmangin katër orë.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, bën me dije se ndërprerja do të jetë më 14 korrik nga ora 10:00 deri në orën 14:00.

Pala greke do ketë ndërprerje të punës si në hyrje dhe në dalje të kësaj pike.

Gjithashtu nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve.

Ndërprerja e punës do të bëhet me rastin e inaugurimit të autostradës së re, që lidh këtë pikë kalimi me autostradën e Kosturit. /a.y/noa.al