Transmetuar më 13-07-2017, 13:00

Një grup adoleshentësh u sëmurën dhe përfunduan në spital të enjten e kaluar, pasi hëngrën karamele xhelatinë me ngjyrë të mbushur plotë me kanabis.

Përmbajtja e substancës THC në ëmbëlsira ishte aq e fortë sa që adoleshentët raportuan se kishin haluçinacione, rrahje të shpejta të zemrës, vizion të paqartë dhe dhimbje në gjymtyrë.

Policia tha se: “Një 19 vjeçar, ishte i pari që thirri shërbimet e emergjencës duke thënë se ndihej keq në natën e të enjtes ku konsumuan karamele më përqindje të lartë droge”.

Ai tha se hëngri disa ëmbëlsira gjatë një udhëtimi në një kamp, por aty ai nuk mundi të gjente shokët e tij sepse nuk shikonte edhe kishte haluçinacione.

Efektivë të policisë gjetën një tjetër grup adoleshentësh prej dhjetë vetash, të gjithë 18 dhe 19 vjeç, që vuanin efektet e kësaj mbidoze ku banonin në një shtëpi në Qarkun Road 325 në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan noa.al.

“Nuk mbaj mend asgjë, thjeshtë konsumova ëmbëlsira edhe cola-cola pas pak minutash po shikoja disa imazhe që po lëviznin, doja të bërtisja por nuk lëvizja dot deri në momentin që lajmërova policinë. Do të doja që policia të mos i lejojë më këto lloj drogërash sepse në grup ishim 11 veta që të gjithë janë në spital” shprehet 19-vjeçari.

Ajo që shkaktoi frikë ishte se ëmbëlsirat, të cilat duken si arinj të zakonshëm prej xhelatine, që mund të përfundojnë në duart e fëmijëve dhe të bëjnë edhe më shumë dëme si fizike ashtu edhe mendore.

Policia beson se ëmbëlsirat janë blerë nga shpërndarës drogë por këto lloj substancash janë të ligjshme në Indiana. Ndërkohë policia po heton mbi ngjarjen e rëndë. /d.m/noa.al