Transmetuar më 13-07-2017, 12:12
Publicitet

Një shofer Ferrari në Angli mësoi diçka të rëndësishme se përse duhet që ti bindemi gjithmonë shenjave të parkimit. Personi i cili nuk është identifikuar, mendohet se ka injoruar lajmërimin kundër daljeve të makinave në nivelin e nëntë të parkingut në Maina të Brightonit gjatë natës së të shtunës, kjo për shkak të pazarit që zhvillohej në atë zonë.

Ashtu siç tregon edhe videoja e mëposhtme, ai kthye ditën e diel në mëngjes për të dalë nga parkimi.

Por teksa e parkoi makinën pa i vënë re tabelat sinjalizuese, në mëngjes, ai e gjeti veten të rrethuar nga shitësit e tregut, dhe blerësit të cilët krijuan një kaos të vërtetë.

Ai dëshironte të largohej nga tregu, sikur të ishte mundësia që të mos godiste ndonjë kalimtar apo tregtar përreth. Kësisoj, mori ndëshkimin e duhur, për shkak të shkeljes së tabelave sinjalizuese. /d.m/a.y/noa.al